Është padyshim kryefjala e javës së 22-të, të kampionatit italian të futbollit, Serie A. “Zikaltërit” e Inter do të udhëtojnë drejt “mitikut” të Firences, “Artemio Franchi”, ku në orën 20:45, përballë do të kenë, “Violët” e Fiorentina-s, në një përballje, ku fitorja është obligim për t’u rikthyer në krye të tabelës së Serie A.
Përsa i përket formacioneve, tekniku, Vincezno Italiano i ka rreshtuar “Violët” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur si zakonisht Terraçiano. Në krahët e mbrojtjes janë Parisi e Faraoni, me qendrën që mbulohet nga Ranieri e Martinez-Quarta. Më të tërhequr në prapavijë janë Duncan e Arthur Melo, ndërsa Sottil, Bonaventura e Ikona janë vendosur pas “bomberit” të vetëm, Lucas Beltran.
Në krahun tjetër, tekniku Simone Inzaghi i ka pozicionuar në fushë “Zikaltërit” e tij, me formacionin 3-5-2, ku në portë është vendosur si zakonisht “helveti”, Yan Sommer e para tij në mbrojtje Pavard, De Vrij e Bastoni. Në krahët e fushës janë Carlos Augusto e Darmian, me qendrën që mbulohet nga Frattesi, Kristjan Asllani e Mkhitaryan, ndërsa në sulm është pozicionuar dyshja Lautaro Martinez, Marcus Thuram. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: