Pas dy fitoreve spektakolare, ndaj “Bardhezinjve” të Juventus e “Verdhekuqve” të Roma-s, “Zikaltërit” e Inter tashmë do të kërkojnë fitoren e radhës, në elitën e futbollit italian, teksa mbrëmjen kësaj të premteje do të presë në “Giussepe Meazza”, skuadrën e Salernitana, në përballjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.
Sa i përket formacioneve, tekniku, Simone Inzaghi i ka rreshtuar djemtë e tij, me formacionin e zakonshëm, 3-5-2, ku në portë është vendosur si përherë, zvicerani, Sommer e para tij në mbrojtje Bastoni, De Vrij e Pavard. Në krahët e mesfushës janë Dumfries e Carlos Augusto, me qendrën që mbulohet nga Mkhitaryan, Calhanoglu e Barella, ndërsa në sulm është vendosur dyshja “bombastike”, Marcus Thuram e Lautaro Martinez.
Në krahun tjetër, tekniku Fabio Liverani i ka vendosur “Të Murrmët” e tij, në fushë me formacionin 3-4-2-1, ku në portë është vendosur meksikani Ochoa, ndërsa mbrojtja me tre përbëhet nga Pasalidis, Boateng e Pellegrino. Në mesfushë janë vendosur Sambia, Coulibaly, Basic e Zanoli. Më të avancuar janë Tchaouana e Candreva, ndërsa në “majën” e sulmit pozicionohet “bomberi” senegalez, Boulaye Dia. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: