Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zidane: Nuk mendoj për rinovimin. Merkato? Flas vetëm për lojtarët e mi

schedule14:57 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 14:57 - 19 Dhjetor, 2020

Real Madrid pritet të luajë nesër ndaj Eibar në transfertë dhe trajneri Zidane ka dalur para mediave pak momente më parë. Francezi është ndalur në disa tema, ku më kryesorja është qëndrimi i tij tek madrilenët.

RINOVIMI – “Nuk e kam në mendje, pasi kam një kontratë deri në vitin 2022 dhe nuk kam pse të kërkoj asgjë. Jam me fat që jam në klubin më të mirë në botë dhe shpresoj që lojtarët të qëndrojnë”.

 

Sergio Ramos

SERGIO RAMOS – “Ai po duket mirë dhe është i bindur që do të vazhdojë me ne. Kjo ka shumë rëndësi. Unë e shoh atë duke luajtur dhe për shumë vite të tjera sepse ai kujdest shumë për veten e tij. Unë jam i befasuar nga ai”.

RIKTHIMET NË EKIP – “Shpresojmë që Hazard të rikuperohet plotësisht. Atij i mungon pjesa e të luajturit dhe besoj se shumë shpejt do të jetë me ne. Ndërsa Vinicius nuk besoj të jetë gati sepse nuk ndihet edhe aq mirë. Le të shohim se si do të jetë sot”.

 

MERKATO – “Mund të flas vetëm për lojtarët e mi dhe Isco është mirë këtu. Duhet të jemi të përqëndruar vetëm tek lojtarët tanë dhe të vazhdojmë të punojmë”, përfundon Zidane kur pyetet për transferimin e Paul Pogbas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!