Zidane: Nuk duam hakmarrje ndaj PSG-së. Mbappe? E dashuroj prej kohësh

schedule15:14 - 25 Nëntor, 2019

schedule 15:14 - 25 Nëntor, 2019

Real Madrid-PSG është ndeshja më spektakolare e ditë së nesërme në Champions League. Ekipi spanjoll kërkon fitoren për t’u kualifikuar dhe për të reaguar pas humbjes 3-0 në Francë. Zinedine Zidane nuk e fsheh admirimin për Kylian Mbappe në konferencën për shtyp dhe i bën thirrje ekipit të që zhvillojë një ndeshje të madhe.

Jam i dashuruar me Mbappe prej shumë kohësh. Do të vijë në Madrid si kundërshtar, e dimë rëndësinë e tij dhe duhet të jemi të përgatitur. Nuk mund të them më shumë në lidhje me të. Do kemi nevojë për gjithçka për të fituar përballë PSG-së: zemër, kokë, përqendrim dhe lojë. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari që po kalon një formë shumë të mirë.

Jemi përmirësuar nga humbja 3-0 në ndeshjen e parë, por nuk e kemi mendjen te hakmarrja. Duam të arrijmë rezultat pozitiv për të konfirmuar progresin tonë. Bale? Nesër është një ndeshje e rëndësishme për të gjithë, edhe për Bale.

Duhet të jemi gati, rëndësia e ndeshjes me PSG-në ia kalon të gjithë sfidave që kemi luajtur deri tani. Neymar titullar? Asgjë nuk ndryshon për mua, jemi përgatitur për të përballuar një PSG të plotë. Do të jetë një ndeshje e madhe“, përfundon trajneri i Real Madrid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!