Edhe pse Thibaut Coutois po bën paraqitje të mirë dhe është rikthyer në formën e tij më të mirë, Zinedine Zidane ka një tjetër preferencë për portën. Mundo Deportivo raporton se trajneri francez pëlqen shumë Gianluigi Donnarumma të Milanit.
21-vjeçari italian është ndër më të mirët në botë në rolin e tij dhe mund të largohet nga kuqezinjtë në verë. Kontrata me Milanin përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe rinovimi është shumë larg.
Gazzetta dello Sport raporton se “gardiani” vlen rreth 50 milion euro, shumë që Reali nuk e ka problem për ta paguar. Për Donnarumma interesohet edhe Juventusi dhe gara do të jetë e fortë. Zidane i ka kërkuar presidentit Perez të mbyllë këtë tratativë, por në fund vendos dëshira e vetë portierit. /abcnews.al