Jose Mourinho me shumë gjasa do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Tekniku portugez ka shumë muaj që është me “pushime” dhe mbetet në pritje të një projekti të ri. Reali i Madridit bëri një ndeshje për t’u harruar mbrëmjen e djeshme në Champions League, përballë PSG, duke u mposhtur 3-0 dhe duke vënë jo pak në lëkundje pankinën e Zidane.
Është pikërisht trajneri francez i “Los Blancos” njeriu më në presion për momentin, pasi Reali duket se e ka humbur identitetin në fushën e lojës. Presidenti Perez njihet si një drejtues që nuk jep mundësi të dyta, por me Zidane doli nga natyra e tij dhe me shumë gjasa, do të rikthejë edhe Jose Mourinhon në ekip.
Vetë strategu portugez është i hapur ndaj një rikthimi në Bernabeu, por kërkon që të ketë ndikim 100% në merkato, si dhe asnjë kushtëzim. Në rast se Zidane nuk rikthen Realin e Madridit aty ku i takon, me shumë gjasa Mourinho do të jetë pasuesi i tij.