Sulmuesi i Real Madrid, Luka Jovic, vazhdon të vuajë në Madrid. Lojtari nga Serbia erdhi me shumë pritshmëri në Madrid, por deri më tani nuk ka treguar asgjë dhe drejtuesit e klubit po marin në konsideratë çdo ofertë që vjen në drejtim të tij.
Sipas raportimit të “TodoFichajes”, është Milan ai që ka shfaqur interes për shërbimet e 22-vjeçarit. Kuqezinjtë e konsiderojnë Jovic si zëvendësuesin ideal të Zlatan Ibrahimovic si dhe në Milano sulmuesi do të gjejë më shumë minuta se sa te Reali.
Kuqezinjtë nuk mund ta përballojnë kartonin e lartë të Lukës dhe mësohet se oferta e propozuar nga “Djalli” është ajo e huazimit deri në fundin e këtij sezoni. Jovic ka luajtur në vetëm katër ndeshje në këtë kampionat, ku ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës. /abcnews.al