James Rodriguez u rikthye në verë te Real Madrid pas huazimit 2-vjeçar te Bayern Munchen. Fantazisti kolumbian ishte objektivi i madh i Napolit, por akordi final nuk u arrit kurrë dhe karriera vijoi te “Los Blancos”.
Faza e parë është shoqëruar me dëmtime të shumta dhe 28-vjeçari, i cili ka një kontratë deri në verën e vitit 2021 me klubin spanjoll, është aktivizuar gjithsej në nëntë ndeshje, aty ku ka shënuar një gol të vetëm.
Emri i tij është përfolur sërish për një largim nga Reali në merkaton e janarit, por diçka e tillë nuk do të ndodhë. AS raporton se Zinedine Zidane ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e lojtarit kolumbian dhe i ka kërkuar klubit të bllokojnë largimin e Rodriguez. /abcnews.al