Zi në familjen e Lulzim Bashës, bashkëshortja e tij humb njeriun e shtrenjtë

schedule12:19 - 20 Janar, 2022

schedule 12:19 - 20 Janar, 2022

Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha ka humbur të atin. Lajmi e ka bërë me dije vetë Aurela Basha përmes një statusi në rrjetet sociale. Ajo thotë se babai i saj Xhafer Isufi do të përcillet në banesën e fundit ditën e nesërme.

Njoftimi

Lajmërim! Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.

Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e “Funeral Home Herri”.

Adresa: Rr. “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”, prej ditës së sotme dateë 20 Janar, deri nesër paradite.

Varrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës.

Familja pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20:00.

Me mirënjohje dhe respekt,

Familja Isufi-Hitaj-Bozhaj

Pak muaj më parë, në nëntor të vitit të kaluar, edhe kryedemokrati Lulzim Basha humbi të atin  Xhelal Basha. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!