Zhytet në ujërat e akullta të Jonit, qytetari në Sarandë sfidon të acarin e janarit

schedule17:17 - 23 Janar, 2022

schedule 17:17 - 23 Janar, 2022

I ftohti i acartë ka përfshirë vendin këtë fund janari por kjo nuk i ka penguar disa që të marrin iniciativa të guximshme. Një qytetar në Sarandë është filmuar ndërsa kridhet në ujërat e ftohta të Jonit. Ai e nis me një vrap të shkurtër për të përgatitur veten dhe më pas hidhet në det duke notuar për disa minuta.

Edhe pse praktika të tilla mund të sjellin shumë benefite për shëndetit, nuk rekomandohen nga ekspertët për njerëz që nuk e kanë bërë më parë dhe nuk dinë si të menaxhojnë frymëmarrjen në ujë në temperatura të ulëta.

Të ftohtin e këtij dimri e kanë sfiduar sot edhe dy të rinj në veri të vendit të cilët u zhytën në ujin e akullt të Ujëvarës së Thethit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!