Zhytësit zbulojnë një krijesë misterioze që paralajmëron fatkeqësi

schedule14:26 - 15 Korrik, 2023

schedule 14:26 - 15 Korrik, 2023

Zhytësit në Tajvan u magjepsën pasi u zbuluan një peshk gjigant me vrima në trupin e tij, siç shihet në një video që po bën bujë në rrjetet sociale. Në pamjet e  marra në brigjet e Ruifang, zhytësit mund të shihen që rrethojnë krijesën ndërsa ajo noton afër sipërfaqes.

Ky peshk i veçantë besohet se paralajmëron një fatkeqësi të madhe, sipas mitologjisë japoneze. Besohet se është një ogur për cunami dhe tërmete.

Frika u shtua edhe më shumë gjatë tërmetit dhe cunamit të Fukushimës të vitit 2011, pasi dhjetëra peshq të tillë kishin dalë në breg në dy vitet para katastrofës.

Kjo krijesë quhet në të vërtetë Russell’s Oarfish dhe zakonisht jeton në thellësi shumë më të mëdha midis 200-1000 metra.

Ngjyra e saj përshtatet me mjedisin dhe shumë herë mund të bëhet e padukshme.

/abcnews.al