Zhytesit shqiptarë në thellësi për marinën mbretërore italiane, arkeologu tregon çfarë kanë zbuluar

schedule08:42 - 30 Qershor, 2022

schedule 08:42 - 30 Qershor, 2022

Arkeologu nënujor i Institutit të Arkeologjisë, Doktor Adrian Anastasi, ka folur për vendbanimet prehistorike, të cilat hedhin dritë mbi “fermerët e parë” të Europës.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar disa informacione lidhur me gjetjet e fundit në thellësi për marinën mbretërore italiane, që lidhen me kërkimet në tre liqene, atë të Ohrit, Prespës dhe Maliqit.

“Është pjesë e punës sonë që nga 2013 Instituti i Arkeologjisë është duke kryer kërkime sistematike në liqenin e Ohrit, por edhe në liqenin e Prespës. Përveç këtij vendbanimi, ne kemi zbuluar edhe 3 vendbanime të tjera të cilat janë të paprekura dhe nuk dihen. Ky është një fat i madh për Shqipërinë, pasi në fushën e Maliqit studimet marrin një zgjerim më të madh. Pra, kemi jetën të kombinuar midis liqenin të Ohrit, Prespës dhe Maliqit. Jemi duke folur 7500 vjet më parë”, u shpreh Anastasi.

Më tej, ai tregoi edhe disa nga sendet që kishin zbuluar konkretisht.

“Ne aty kemi zbuluar qeramikë, veglat e punës prej guri, prej kocke, elementë të cilët favorizojnë peshkimin në atë kohë. Vitin që kaloi ne kemi berë fushatën e parë të vërtetë në terren. Ne kemi grumbulluar material të tillë që është akoma në përpunim”, shtoi Anastasi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!