Zhvillohet testi i parë në botë, shkencëtarët përdorin krimba për të zbuluar kancerin e pankreasit

schedule20:10 - 30 Nëntor, 2022

schedule 20:10 - 30 Nëntor, 2022

Shkencëtarët kanë zhvilluar testin e parë në botë që zbulon kancerin e pankreasit, i cili përdor krimbat për të nuhatur qelizat tumorale. Sipas krijuesve të tij, testi – i lançuar këtë muaj në Japoni – është 100 % i saktë dhe mund ta zbulojë kancerin në fazat më të hershme, raporton Daily Mail.

Kompania bioteknike me bazë në Tokio, Hirotsu Bio Science, shpreson të dërgojë testin në SHBA deri në vitin e ardhshëm. Shkencëtarët përdorin disa krimba të gjatë një milimetër, të quajtur nematodë, për të nuhatur këtë lloj kanceri në urinën e pacientit.

A urine sample is added to a petri dish with dozens of tiny worms, which have been genetically modified to swim away from traces of pancreatic cancer

Këto krimba njihen për shqisën e tyre të fortë të nuhatjes, gjë që i bën këto krijesa të vogla një mjet të fuqishëm diagnostikues, thotë themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Takaaki Hirotsu, i cili i ka studiuar ato për 28 vjet.

Kanceri i pankreasit është një nga llojet më vdekjeprurëse, sepse është e vështirë të kapet herët për shkak të mungesës së simptomave, dhe në kohën kur kapet zakonisht është tepër vonë. /abcnews.al