Zhvillohet ceremonia e rivarrosjes së 6 italianëve në varrezat murale

schedule15:54 - 12 Tetor, 2018

schedule 15:54 - 12 Tetor, 2018

Tirana bëhet qyteti i parë në Shqipëri që zbaton kulturën e varrezave murale.

Bashkia në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në vendin tonë, zhvilloi ceremoninë e zhvendosjes në varrezat murale të Sharrës të eshtrave të 6 shtetasve të parë italianë, që i përkasin periudhës para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se ka ardhur koha që qyteti të bëjë një hap të guximshëm që respekton ata që nuk jetojnë më dhe i krijon qytetit mundësi që të mos shpërdorojë hapësirat publike.

Praktika e varrezave murale sipas kryebashkiakut Veliaj do të aplikohet vetëm me varret që kanë kaluar disa dekada. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!