SHQIPËRI- Turizmi po kthehet në një sektor shumë potencial për hapjen e bizneseve të reja. “Bumi” turistik ka bërë që në vend të hapen më shumë ndërmarrje që i shërbejnë këtij sektori.
Një ditë më parë, Delina Ibrahimaj njoftoi edhe një plan masash për zhvillimin e sipërmarrjeve inovative të përqendruar në disa sektorë kyçe turizëm, bujqësi energji, teknologjinë apo ndërmjetësit e ofruesve te shërbimeve.
Eksperti për zhvillimin e bizneseve të vogla e të mesme, Daniel Guçe, i ftuar në “Money Report” tha se të rinjtë duan mbështetje financiare dhe në infrastrukturë, me qëllim që t’ju vijnë në ndihmë për konkretizimin e ideve të tyre.
Ai pohoi se edhe bankat janë disi pasive. kur vjen puna në mbështetje tek kjo kategori e bizneseve.
“Nuk jemi vetëm tek koncepti klasik i të bëri turizëm, që na shkon mendja tek sezoni veror apo në dimër, por kemi një kompleks më të madh të të bërit turizëm. Teknologjia është një nga ato sektorë, qe e kemi zhvilluar vitet e fundit. Bizneset e vogla dhe të mesme shihen me risk nga bankat. Të rinjtë kanë nevojë për mbështetje financiare dhe infrastrukturore. Bizneset duhet të kenë plane të mirëfillta për t’u bërë pjesë e tregut. ”, u shpreh ai.
Ai theksoi se kushtet aktuale fiskale e favorizojnë krijimin e sipërmarrjeve të reja. Sipas tij, kjo klimë poizitive duhet shfrytëzuar nga ata të rinj, që duan t’i hyjnë botës së biznesit dhe sipërmarrjes.
“Nga ana e infrastrukturës fiskale janë të lehtësuar kushtet për të krijuar një sipërmarrje. Klima është pozitive për të krijuar sipërmarrje të reja”, tha ai./abcnews.al