Vrasja e policit në veri/ Ambasadori amerikan takon Osmanin: Sulmi kriminal, kërcënim për Kosovën. Autorët para drejtësisë

schedule14:45 - 26 Shtator, 2023

schedule 14:45 - 26 Shtator, 2023

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është takuar mesditën e së martës me presidenten Vjosa Osmani, raportojnë mediat në Kosovë. Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura ndërsa temë e diskutimit ka qenë gjendje në veri të vendit pas sulmit të armatosur ndaj policisë nga disa terroristë serbë.

“Ka shumë gjëra që ende nuk i dimë, është e ndërlikuar. Ky ishte një kërcënim për Kosovën dhe popullin e saj me pasoja tragjike po punojmë ngushtë me partnerët për të parë se cfarë ka ndodhur dhe që autorët të dalin para drejtësisë. Ne jemi me popullin e Kosovës. Jam në dijeni për raporte që ka patur të shtëna nga Manastiri. Ky ishte një sulm I rëndë kriminal, duhet të shohim të gjithë opsionet e mundshme, ” tha Hovenier, ndërsa vuri theksin në normalizmin e marrëdhënive mes dy vendev

“Kjo është një cështje shumë me rëndësi, nuk pajtohem situate është shumë sensitive Është me rëndësi që puna të kryhet për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë që të arrihet në zbatim të plotë të asaj marrëveshjeje. Respekt për integritetin territorial, qytetarët dhe rendin” përfundoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!