Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhvillime në Itali, zbuloni çfarë ndodh nëse një futbollist del pozitiv

schedule20:39 - 12 Qershor, 2020

schedule 20:39 - 12 Qershor, 2020

Ka pasur zhvillime të mëdha në Itali, pasi CTS (Komiteti Tekniko-Shkencor), më në fund ka rënë dakord se në rast se një futbollist i ekipeve të Serie A del pozitiv me COVID-19, të karantinoret individualisht.

Ishte Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ajo që insistoi për këtë rregull, i cili u pranua nga CTS. Tashmë, në rast se një futbollist i ekipeve italiane del pozitiv, do të karantinohet për 7 ditë dhe më pas të kryejë testin e dytë.

Ekipet do të vazhdojnë normalisht stërvitjen, ndërsa Serie A do të rifillojë me datë 20 qershor. Megjithatë, futbolli në Itali rikthehet që sot, me sfidën Juventus-Milan, ndërsa nesër luhet Napoli-Inter, po ashtu për fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!