Zhvendosja e urgjencave/ QSUT transferon rastet tek spitali i Traumës dhe “Shefqet Ndroqi”

schedule13:13 - 19 Shkurt, 2024

schedule 13:13 - 19 Shkurt, 2024

Krahas urgjencave të Tiranës, në spitalin Shefqet Ndroqi, paraqiten edhe rastet e rënda nga rrethet. Jo vetëm nga autoambulancat, por fluksi shtohet edhe nga ata pacientë të cilët zgjedhin të paraqiten me automjete personale.

Edhe spitali i Traumës, po përballet me një fluks të shtuar nga urgjencat kirurgjikale të QSUT. Siç duket edhe nga pamjet, në oborrin e spitalit ka një numër të lartë familjarësh, që presin.

Urgjenca e QSUT, që prej të dielës ka ndërprerë shërbimet për shkak të zjarrit që ra në katin e nëndheshëm të godinës. Ditën e martë, pritet që Ministria e Shëndetësisë të dalë në një deklaratë zyrtare për të njoftuar se kur do të rinisin shërbimet.

Gazetarja Ema Shazivari, në një raportim live për “Tirana Live” në ABC News, tha se “Pavarësisht fluksit ka një avantazh kjo pasi edhe gjatë pandemisë stafi është trajnuar dhe ka eksperiencën për të trajtuar rastet. Edhe në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ situata është e njëjtë. Nesër do të ketë një deklaratë se kur do të rikthehet shërbimitë QSUT. Urgjencat që referohen te ‘Shefqet Ndroqi’ janë problemet kardiak, gjendjet e të fikët. Ndërsa të Trauma referohen raste e lëndimeve të rënda ose më të lehta. Këto janë urgjencat më të shpeshta në të dyja spitalet. Dua të theksoj se ka qytetarë që nuk janë të informuar,. Paraqiten vetë në spital dhe informohen që nuk ofrohen shërbim. Qytetarët të informojnë ë127 për të marrë informacionet e nevojshme në mënyrë që të mos krijohen sorollatje“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!