Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zhvati” biznesmenin nga Lushnja/ Kush është 26-vjeçari i arrestuar, u prezantua si kryetar bashkie

schedule12:13 - 7 Shkurt, 2025

schedule 12:13 - 7 Shkurt, 2025

TIRANË- Një 26-vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Unknown”, ndërsa një 32-vjeçar është shpallur në kërkim.

Sipas burimeve, Ervis Belollari i ka kërkuar para një biznesmeni nga Lushnja, i cili merrej me bimë medicinale. Ai është prezantuar si kryetar bashkie, pa përmendur një emër konkret.

Belollari është i njohur në publik pasi ka marrë pjesë në një serial turk. Nga veprimet hetimore dyshohet se Ervis Belollari dhe Arsen Matollari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro prej biznesmenit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!