Zhurmë dhe bilbila nga PD, Kuvendi pezullon punimet për dhjetë minuta

schedule11:29 - 16 Shkurt, 2023

schedule 11:29 - 16 Shkurt, 2023

TIRANË- Partia Demokratike vijon avazin duke fryrë bilbilat dhe duke krijuar zhurmë në seancën plenare.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, u kërkoi  deputetëve të PD të largojnë pajisjet zhurmuese që kanë futur në seancë, me qëllim që mos të pengojnë zhvillimin normal të seancës së sotme. Ajo njoftoi ndërprerejn e seancës për dhjetë minuta duke kërkuar nga deputetët t’i thërrasin arsyes.

“Hiqni pajisjen zhurmuese që keni futur në Kuvendin e Shqipërisë. Parlamenti sigurisht që duhet të vijojë të funksionojë normal. Nuk bëhet me fishkëllima dhe unë kërkoj, Pezullohet seanca dhjetë minuta, në mënyrë që deputetë të reflektojnë për qëndrimin e tyre në Kuvend”, tha ajo/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!