TIRANË- Partia Socialiste kërkoi ta përjashtonte me 20 ditë nga Kuvendi për shkak se seancën e fundit mbi 6 orë qëndroi në këmbë e bllokoi foltoren duke i fryrë bilbilit, por Edmond Spaho deklaron se do t’i përsërisë veprimet e tij.
Sekretariati për Etikën gjithësesi e zbuti dënimin për Spahon në 10 ditë, e po kaq ditë e përjashtoi Oerd Bylykbashin, Elda Hotin dhe Sorina Kotin. Dënim më të lehtë me 5 dhe 3 ditë morën Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli.
Me përjashtimet e fundit, PD-së do t’i mungojnë në seancë të enjten 8 deputetë, ku përfshihen Sali Berisha dhe Flamur Noka që kanë ende një dënim të vlefshëm. Por në 2 mars, Sali Berisha dhe të tijët do të jenë në seancën plenare në të cilën Edi Rama ka vendosur të jetë përballë të gjithëve për cështjen McGonigal./n.m.abcnews.al