Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhgënjimi i humbjes së derbit, Halili: Më mirë të mos shkojmë në Europë

schedule20:11 - 21 Janar, 2021

schedule 20:11 - 21 Janar, 2021

Zhgënjim në kampin e Tiranës. Bardheblutë humbën 1-0 derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit, sfidë që u vendos nga rrjeta e Eraldo Çinarit (83′). Presidenti i Tiranës, Refik Halili foli për mediat pas takimit, ku ndër të tjera tha:

Humbëm si ekip dhe i largohemi shumë kreut të klasifikimit, aty ku është Vllaznia me meritë. Do vazhdojmë të punojmë, do respektojmë kampionatin që të ecim përpara. Kam besim te skuadra, kam besim te çunat.

Kthehet edhe një grup lojtarësh gjatë këtyre dy javëve, kontingjenti do të jetë më i plotë. Gjerat e tjera janë pjesë e lojës, ka raste, por ka edhe humbje. E rëndësishme është që punojmë të ecim përpara.

Titulli? Nuk dua të them që jemi dorëzuar. Unë vetë kam thënë që është shpejt për të folur për titullin, por po i largohemi shumë kreut të klasifikimit. Duhet të luftojmë të kapim vendin e parë, që të kapim të dytin apo të tretin.

Më mirë mos shkojmë fare në Europë. Dëshira ime është të shkojmë drejt titullit. Nëse do të jetë e mundur të vazhdojmë, ok. Nëse jo, nuk ka problem, ky është kismeti ynë”, përfundon kreu i klubit bardheblu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!