Një 19-vjeçare është hedhur nga kati i dyti i një pallati.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, mbrëmjen e sotme (12 korrik).
Sipas medieve greke, e reja ka marrë plagë të rënda nga rënia.
Protothem.gr raporton se 19-vjeçarja po trajtohet në spital.
Sipas burimeve për protothema.gr bëhet fjalë për një 19-vjeçare, nënë të dy fëmijëve, e cila tentoi t’i jepte fund jetës pas një zhgënjimi romantik.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit të EKAV-it dhe forca të shumta policore.
Sipas informacioneve, e reja ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore, dhe është dërguar në spitalin “Papageorgiou”./abcnews.al/