Zhgënjen Llapi, skuadra nga Kosova i jep “lamtumirën” kualifikueseve evropiane

schedule21:16 - 1 Gusht, 2024

schedule 21:16 - 1 Gusht, 2024

Nuk patën shansin më të vogël, përballë “gjigantëve” danezë të Brondby.

“Dardanët” e Llapit i kanë dhënë “lamtumirën” aventurës evropiane këtë sezon, pas humbjes së thellë, 8 me 2, në të dyja sfidat e fazës së dytë kualifikueseve, të UEFA Conference League.

Me ndeshjen e parë që ishte mbyllur me fitoren 6-0 të skuadrës nga Danimarka, ekipi nga Kosova nuk ia doli të bënte ndryshim në takimin e dytë mes tyre, me përballjen e luajtur në “Stadiumi Zahir Pajaziti” u mbyll me barazimin 2-2, ku për Llapin shënoi Gashijan në minutën e 42’-të, teksa barazimin e mori falë autogolit të Mikkelsen në minutën e 66’-të.

Kështu Llapi e mbyll këtu rrugëtimin në arenën europiane, teksa Brondby kalon në raundin e tretë të kualifikueseve të Conference League. /i.m /abcnews.al