“Jam e shkatërruar nuk mundem të përformoj sot për shumë njerëz që udhëtuan për të më parë mua. Kam një infeksion në sinuse dhe bronkit, ndihem shumë e sëmurë dhe e trishtuar, nuk doja që t’ju zhgënjeja”, kështu shkruan këngëtarja e famshme Lady Gaga, pas anulimit të koncertit. Këngëtarja ka anuluar koncertin e saj 20 minuta përpara se të ngjitej në skenë. Mesa duket gjendja shëndetësore jo e mirë e këngëtares e ka detyruar të marrë këtë vendim jo shumë të mirëpritur nga fansat. Në një postim në ‘Instagram’ Gaga shprehet se ndjehet shumë e shkatërruar dhe së ishte e detyruar, por edhe pas këtij sqarimi fansat duket se nuk janë dakortësuar dhe janë shprehur të zhgënjyer.
Megjithë gjendjen e keqe shëndetësore të këngëtares, fansat e saj të cilët kishin prerë biletat e mezi prisnin që ajo të performonte, u shprehën të zhgënjyer./abcnews.al