Një kulm e arriti pak ditë më parë. Edon Zhegrova shënoi golin e tij të parë në fazën e grupeve në Champions, pak kohë pasi u shpall Lojtari më I mirë në duelin e madh kundër Realit.
Viktima e tij e parë ishte Atletiko e Madridit, dhe ylli I Kosovës do të shpresojë që sonte të vazhdojë me të njëjtin nivel.
Në Lilë vjen Juventusi, në sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve, dhe talenti “dardan” parashikohet si gjithmonë në fushë dhe titullar.
Provimi është I vështirë, padyshim, sepse dihet se çfarë përfaqëson “Zonja e Vjetër”, por forma e 25-vjeçarit ka ardhur vetëm në rritje.
Ai ka plot 7 gola këtë edicion si dhe një asist, të arritura në 15 ndeshje.
Shkëlqeu në raundet eliminatore në Champions, është vendimtar në fazën e grupeve, ndërsa ka shënuar tri herë edhe në Ligën e Parë të Francës.
Vështirë se mund të bëhet më mirë se kaq. Lila gjithashtu është në formë shumë të mirë, me dy fitore në Ligën e Kampionëve dhe vetëm një humbje, e duke qenë në vendin e katërt në ligën franceze.
Po Juventusi si vjen në këtë duel? “Zebrat” kanë mungesa si Danilo I pezulluar e Bremer, Milik e Gonzales të dëmtuar.
Italianët kanë gjithashtu gjashtë pikë në Europë, ndonëse humbja me Shtutgartin krijoi jo pak dyshime./abcnews.al