Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhdukja e të miturit në Tiranë, policia: 50-vjeçarja në Sarandë e shfrytëzonte për të lypur

schedule08:22 - 7 Korrik, 2021

schedule 08:22 - 7 Korrik, 2021

Policia ka dhënë informacion në lidhje me arrestimin e 50-vjeçares e cila u pak dje pasi kishte rrëmbyer një 12-vjeçar nga Tirana. Blutë bëjnë me dije se B. M., 50 vjeçe, banuese në Sarandë e shfrytëzonte 12-vjeçarin Ronaldo Tanushi për të lypur. I mituri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Paraditen e djeshme, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Tiranë,  u bë e mundur gjetja e shtetasit të mitur R. T., 12 vjeç, i cili ishte larguar disa ditë më parë, nga banesa e tij në Tiranë. I mituri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, shtetasja B. M., 50 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi është konstatuar duke shfrytëzuar 12-vjeçarin për të lypur”, njofton policia.

Ronaldo prej dy ditësh kërkohej nga familjarët. Babai i tij, bëri apel në mediat sociale, duke publikuar foton e të birit dhe duke kërkuar nga çdo person që mund ta kishte parë, që ta kontaktonte. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!