Në zonën nënujore pranë Titanikut, janë gjetur “mbeturina” e nëndetëses “Titan”, njoftoi sot Roja Bregdetare e SHBA.
“Ekspertët po vlerësojnë provat e mbledhura nga një anije robotike e drejtuar prej një distance nga një anije kanadeze”, tha Roja Bregdetare e SHBA në një postim në Twitter.
Eksperti David Mearns, për Sky News tha se mbeturinat e gjetura gjatë kërkimit të Titanit janë pjesët e nëndetëses.
Njeriu që themeloi OceanGate së bashku me operatorin e zhdukur të nëndetëseve Stockton Rush i tha BBC-së se mund të ketë pësuar një avari gjatë zhytjes. /abcnews.al