Sipas zëdhënësit të marinës Argjentinase, ka detaje të reja nga kërkimet për nëndetësen e zhdukur prej ditësh, me 44 persona në bord. Aktualisht po monitorohet zona, nga ku janë sinjalizuar disa zhurma.
Ka dalë në pah një detaj i ri një anomali idro akustike e cila mund të vijë nga nëndetësja San huan. Nëndetësja është zhdukur prej një jave në jug të Atlantikut. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i marinës ushtarake i cili shtoi se zhurma është sinjalizuar në 15 nëntor rreth 30 milje në veri nga pika ku nëndetësja ishte vënë në kontakt për herë të fundit me komandon e marinës
Marina ushtarake argjentinase kërkoi dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kërkuan më pas bashkëpunimin e organizmave të ndryshëm që merren me analizimin e ngjarjeve idro akustike në të gjithë botën.
I pyetur nëse zhurma në fjalë ka qenë një shpërthim, zëdhënësi i ushtrisë theksoi se nuk ka informacione të tilla, por zona nga ku ka ardhur zhurma po monitorohet./abcnews.al