Zhdukja e kapitenit turk në brigjet e Shëngjinit, prokuroria i rikthen jahtin pronarit

schedule08:48 - 17 Janar, 2020

schedule 08:48 - 17 Janar, 2020

Prokuroria Shqiptare u ka dërguar letër porosi disa shteteve në lidhje me zhdukjen e kapitenit turk Sezgin Yavuz në brigjet e Shëngjinit.

Këtë të premte bëhet me dije se prokuroria i ka rikthyer jahtin pronarit turk me kërkesë të tij që prej dhjketorit të 2019, ndërkohë nuk ka asnjë informacion për fatin e kapitenit.

Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur në fillim të shtatorit në ujërat ndërkombëtare në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Ndërkohë hetimet për zhdukjen misterioze të kapitenit turk nuk kanë sjellë asnjë rezultat për sa i përket gjetjes se një gjurme të personit të zhdukur./abcnews.al