Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burg përjetë për kopshtarin/ Festim Bëxhdili akuzohet se ndihmoi në zhdukjen e Jan Prengës

schedule14:47 - 13 Shtator, 2022

schedule 14:47 - 13 Shtator, 2022

Gjykata e apelit të posaçëm dënoi me burgim të përjetshëm Festim Bexhdilin për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Apeli la në fuqi vendimin e dhënë më parë ndaj tij me burg përjetë të dhënë nga dy shkallë të gjyqësorit që më pas u prish nga Gjykata e lartë për tu rigjykuar me një tjetër trupë gjyqësore.

Në seancën e kaluar gjatë në kërkesën për dënim edhe prokuroria e posaçme erdhi me dy qëndrime në gjykatë. Prokurori Behar Dibra kërkoi dënimin e Bexhdilit me 20 vite heqje lirie, duke argumentuar se kopshtrari i kompleksit Golden për shkak se punonte aty nuk mund të mbante përgjegjësi për organizimin dhe rrëmbimin e Prengës, por vetëm për zhdukjen e trupit në formën e bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo të grupit të strukturuar.

Ndërsa prokurorja tjetër e çështjes, Elida Kaçkini kërkoi lënien në fuqi të vendimit të dënimit me burgim të përjetshëm, duke e konsideruar Bexhdilin si bashkëpunëtor në kuadër të grupit kriminal për ngjarjen e rëndë. Sipas saj, kamerat e sigurisë tregojnë bindjen e Bexhdilit ndaj autorëve të tjerë, pasi i ndihmoi në lëvizjen dhe fshehjen e trupit si edhe në pastrimin e vendit të ngjarjes.

Prokuroria nuk e ka gjetur ende trupin e pa jetë të Prengës, por referuar kamerave të sigurisë dhe njollave të gjakut të gjetura në vend ngjarje ka dalë në përfundim se ai ka humbur jetën. Referuar hetimeve, organizator i rrëmbimit është Dritan Rexhepi që bashkë më 5 persona të tjerë po gjykohen në një tjetër process dhe shkak për ngjarjen u bë vjedhja e një sasie kokaine që Rexhepi dyshonte se u grabit ngë vëllai i Prengës në një port të anglisë. Për këtë ngjarje vijon të jëtë në kërkim Altin Hajri pronari i kompleksit Golden Resort ku u mbajt fillimisht trupi i Jan Prengës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!