Zhdukja e dy të miturave në Tiranë, prokuroria nis hetimet

schedule12:18 - 5 Janar, 2021

schedule 12:18 - 5 Janar, 2021

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zhdukjen e dy vajzave të mitura në Tiranë. Policia e kryeqytetit ka referuar materialin, në organin e akuzës, ndërsa hetimet po ndiqen nga sektori i të miturve në prokurori.

Hetuesit janë duke verifikuar të gjitha kontaktet që kanë pasur të miturat ditët e fundit si dhe iu është kërkuar kompanive celulare që tu vihen ne dispozicion tabulatet telefonike.

Familjarët e të zhdukurave nuk kanë dyshime tek ndonjë person që mund të ketë rrëmbyer vajzat.

Ndërkohë kujtojmë se vajzat u larguan mëngjesin e 1 janarit nga banesat e tyre dhe u kanë thënë familjarëve se do takojnë njëra-tjetrën. Prindërit e vajzave kanë pritur deri në mbrëmje dhe mëngjesin e 2 janarit kanë bërë kallëzimin në komisariat. Sipas verifikimeve të kryera deri më tani nga Policia, rezulton se për herë të fundit vajzat janë parë në “Qytet Studenti”./abcnews.al