Zhduket punonjësja e Gjykatës së Lezhës, bashkëshorti i drejtohet policisë

schedule11:28 - 7 Prill, 2022

schedule 11:28 - 7 Prill, 2022

Është denoncuar e zhdukur një punonjëse në Gjykatën e Lezhës, Klaudia Marku. Denoncimi në polici ka ardhur nga bashkëshorti i saj, me të cilin kanë dy fëmijë.

ABC mëson se bashkëshorti ka bërë denoncim pasi nëna e fëmijëve të tij, Klaudia Marku nuk është kthyer në banesë dhe nuk ka pasur më kontakte me të.

Paraprakisht dyshohet se shkak i largimit të gruas, kanë qenë konflikte familjare, por megjithatë policia po punon për gjetjen e saj. /abcnews.al/