Zhduket prej 3 ditësh shqiptarja në Greqi, familjarët të alarmuar: Mund t’i rrezikohet jeta

schedule09:11 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 09:11 - 19 Dhjetor, 2021

Kjo është shqiptarja Esmeralda Shira, 35 vjeç, 1.75 m e gjatë, me flokë të zeza dhe sy kafe.

Policia greke është vënë në alarm për zhdukjen e saj. Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë, dollakë të zeza dhe çizme të zeza kur u zhduk pa gjurmë të enjten më 16 dhjetor.

Siç raportojnë mediet e huaja shqiptarja është zhdukur në Hania të Kretës dhe mund të ketë arsye që i rrezikojnë jetën.

Kushdo që ka ndonjë informacion, ju lutemi të kontaktojë me telefon me “Buzëqeshja e Fëmijës” 1160000 në 24 orë, si dhe në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Komisariatet e Policisë me numër telefoni 100, si dhe përmes aplikacionit Missing Alert është një informacion i drejtpërdrejtë për zhdukjen e saj, shkruan gazetari Shpëtim Zinxhiria. be.k/abcnews.al