Zhduket pas lindjes së binjakëve e dashura sekrete e Putin

schedule13:01 - 8 Tetor, 2020

schedule 13:01 - 8 Tetor, 2020

Ishte viti 2008 kur presidenti rus, Vladimir Putin u përfol se kishte një lidhje me gjimnasten e mirënjohur ruse Alina Kabaeva. Thashethemet u mohuan dhe gazeta e parë e cila raportoi një gjë të tillë u mbyll por ajo që mbetet shqetësim sot është se asgjë nuk dihet rreth Kabaevas që prej vitit 2018, raporton Daily Mail.

Alina Kabaeva ka fituar dy medalje të arta në Lojërat Olimpike, 14 medalje Kampion Bote dhe 25 medalje europiane.

 

Daily Mail raporton se ajo nuk është parë më që prej vitit 2018 kur përflitej se ishte dy muajshe shtatzënë.  Ajo thuhet të ketë lindur djem prillin e kaluar në një klinikë në Moskë, raporton abcnews.al

Raportimet se ajo dhe presidenti Putin kanë fëmijë së bashku kanë nisur që pas vitit 2008. Fillimisht u tha se Kabaeva ishte shtatzënë me binjakë. Në vitin 2013 ajo mohoi të kishte fëmijë. Ndërsa në vitin 2015, New York Times raportoi se ajo kishte lindur një fëmijë në një klinikë në Zvicër.

Nga viti 2007 deri në 2014, ish-gjimnastja shërbeu si deputete në partinë e Presidentit Putin.

 

Një burim nga Moska tha se: “Putini është një njeri tejet diskret- ai ka fshehur dy vajzat e tij të rritura duke përdorur emra të rreme për vite me radhë. Edhe tani, megjithëse ai flet për to herë pas here, ai kurrë nuk i thërret në emër. ‘Nëse Alina do të lindte fëmijët e tij, fshehja e identitetit do të ishte një nga alternativat e mundshme. Ai është shumë i fiksuar pas sigurisë së familjes së tij./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!