Një biznesmen grek është zhdukur mbrëmjen e së hënës në Liossia. Mediat e vendase bëjnë me dije se policia po vijon për gjetjen e biznesmenit George Kyparissis , i cili u zhduk në rrethana ende të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në momentin që ai po kthehej në shtëpi në Drafi, dhe ka humbur çdo kontakt me të afërmit.
Kyparississ ishte biznes aktiv në fushën e makinave rezervë dhe mirëmban dyqane në Menidi dhe Efkarpia të Selanikut.
Ndërkohë nga informacionet e deritanishme, raportohet se në Spatë janë gjetur makina të djegura që mund të jenë përdorur për rrëmbimin e tij.
Megjithatë, deri më tani askush nuk ka kontaktuar me familjen e biznesmenit. Një tjetër pistë hetimi është dhe ajo që lidhet me vëllain e tij, i cili në gusht të 2020 kishte rënë viktimë e grabitësve , të cilët hynë në punishten që ai mban në Menidi dhe e qëlluan në këmbë./abcnews.al