Zhduket gazetarja ruse që protestoi kundër luftës

schedule11:20 - 15 Mars, 2022

schedule 11:20 - 15 Mars, 2022

Gazetarja e një televizioni rus që protestoi “live” gjatë edicionit të lajmeve kundër luftës në Ukrainë, është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, shkruan BBC

Marina Ovsyannikova u shfaq dje gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror rus “Channel One”, me një pankartë ku shkruhej “Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës”.

Ajo u shoqërua në një stacion policor në Moskë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa tani nuk dihet se ku ndodhet. Përpara se të protestonte në televizion, ajo regjistroi një video ku thoshte se lufta në Ukrainë është krim, dhe se Rusia është agresori.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shpallur të jashtëligjshme protestat në Rusi, në një tentativë për të ndaluar rusët të mësojnë të vërtetën e asaj çfarë po ndodh në Ukrainë. Ndërsa vetëm pak ditë më parë, qeveria ruse miratoi një ligj që dënon deri në 15 vite burg gazetarët që përhapin “lajme të rreme” për luftën.

/abcnews.al