Shqipëria ashtu si e gjithë bota ka filluar të marrë frymë nga koronavirusi, ku gjatë javëve të fundit numri i të infektuarve ka qenë mjaft i ulët dhe fatmirësisht nuk ka patur asnjë humbje jete.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 14 raste të reja, ndërkohë që në total në 9 ditët e fundit numri i të infektuarve ka qenë 348.
Koronavirusi që prej nisjes së pandemisë ka shkaktuar 3,496 në Shqipëri, ndërkohë që numri total i të prekurve ka qenë 1,808,310.
Njoftimi i MSh:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 14 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Patos, Gramsh.
Janë 356 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,339 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (03 Maj 2022)
Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 502
Testime totale 1,808,310
Raste pozitive 275,191
Raste të shëruara 271,339
Raste Aktive 356
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 228
Fier 43
Vlorë 30
Gjirokastër 13
Shkodër 9
Elbasan 9
Korçë 8
Durrës 7
Berat 3
Kukës 3
Lezhë 3
/Abcnews.al/