Zhduket COVID, asnjë humbje jete dhe 18 raste të reja në vend

schedule18:24 - 23 Mars, 2022

schedule 18:24 - 23 Mars, 2022

Numri i të infektuarve me COVID është ulur ndjeshëm në vendin tonë. Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë ka raportuar 18 raste të reja me COVID. Betejën me COVID nuk e ka humbur asnjë qytetar.

Në 24 orët e fundit janë kryer 550 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 18 qytetarë, në këto bashki: 8 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Gjirokastër, Vlorë, Patos, Vorë, Durrës, Kukës.

Janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. . Janë shëruar 186 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,256 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

Statistika (23 Mars 2022)

Raste të reja ditore           18

Të shëruar në 24 orë        186

Të shtruar në spitale         19

Humbje jete në 24 orë       0

Testime ditore                   550

Testime totale               1,769,904

Raste pozitive                   273,164

Raste të shëruara               269,256

Raste Aktive                             419

Humbje jete                           3,489

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              191

Fier                  70

Vlorë                54

Elbasan           21

Gjirokastër      16

Kukës              14

Korçë              13

Berat               11

Shkodër           10

Durrës             8

Dibër                 6

Lezhë                5

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!