Zhduket avokati që ishte nisur drejt Italisë

schedule18:49 - 10 Nëntor, 2017

schedule 18:49 - 10 Nëntor, 2017

Një avokat që punonte në Tiranë është zhdukur pa lënë gjurmë që prej 2 nëntorit. Mësohet se avokati Besnik Muço ishte nisur nga porti i Durrësit për të mbërritur në Itali. Që prej asaj dite, 54 vjeçari ka humbur kontaktet me bashkëshorten. Kjo e fundit ka bërë denoncimin tek autoritetet italiane për të verifikuar nëse bashkëshorti i saj ka zbritur në portin e Barit. Ndërsa ditën e sotme ka bërë denoncimin në polici edhe vëllai i Besnik Muços për të nisur verifikimet në portin e Durrësit dhe për të zbardhur lëvizjet e 54 vjeçarit të zhdukur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!