Zhduket adoleshenti shqiptar në Greqi

schedule20:28 - 8 Shtator, 2021

schedule 20:28 - 8 Shtator, 2021

Një adoleshent shqiptar në Greqi është zhdukur prej së dielës. Namik K. 15-vjeç është zhdukur që nga pasditja e së dielës. Ai është 1.65 m i gjatë, i hollë, ka flokë ngjyrë kafe dhe sy blu.

Ai kishte veshur xhinse, një bluzë të verdhë dhe atlete të bardha. Familjarët pas denoncimit në polici kërkuan ndihmë përmes medias, që cilido që ka informacion t’i ndihmojë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!