Zhduket 46 vjeçari në Elbasan, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Shkumbin. Policia nis kërkimet

schedule12:01 - 22 Qershor, 2023

schedule 12:01 - 22 Qershor, 2023

Zhduket një 46 vjeçar në Elbasan. Ka qenë vëllai i tij i cili ka bërë denoncim në polici, duke thënë se ka humbur gjurmët që prej dy ditësh me të. Blerim Preçi ka qenë duke punuar një sipërfaqe toke buzë lumit Shkumbin dhe dyshimet paraprake janë se atë mund ta ketë marrë rrjedha e lumit.

Familjarët e 46 vjeçarit kanë shprehur dyshimet se mund ta ketë marrë aksidentalisht rrjedha e ujit, gjatë kohës që ka tentuar për të kaluar në kahun tjetër të lumit për t’u kthyer në shtëpi. Pas njoftimit, policia ka nisur menjëherë kërkimet së bashku me familjarët përgjatë shtratit të lumit Shkumbin.

Gjithashtu, në kërkime janë angazhuar edhe polumbarët e Repartit Special RENEA, të cilët vijojnë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit me qëllim gjetjen e trupit të 46-vjeçarit.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!