Një operacion është duke u zhvilluar për të gjetur një djalë 12-vjeçar, i cili është zhdukur pranë komunitetit të Palamba në Territorin Verior të Australisë. Departamenti i policisë lokale njoftoi sot se fëmija dyshohet se u sulmua nga një krokodil.
Gjurmët e fëmijës humbën pasditen e së martës kur ai shkoi për të notuar në lumin që kalon nga Palaba, një komunitet i largët me vetëm 350 banorë.
Vlerësohet se më shumë se 100,000 krokodilë jetojnë në Territorin Verior të Australisë, por nuk janë raportuar shpesh sulme brutale.
/abcnews.al