Gjenden dy turistët belgë që humbën në Llogara

schedule12:00 - 19 Prill, 2019

schedule 12:00 - 19 Prill, 2019

Policia e Himarës gjeti dy turistët e huaj të cilët kishin humbur në një zonë të thellë. Çifti i huaj kishte telefonuar në sallën Operative Vlorë që prej pasdites së enjte dhe kërkoi ndihmë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e policisë Himarë kanë organizuar punën kërkimore për gjetjen e këtyre dy shtetasve duke u shpërndarë në terren rreth 15 forca policie. Pas 20 orë kërkimesh intensive në këtë zonë shkëmbore është bërë e mundur gjetja e tyre gati në majë të një mali midis fshatrave Vranisht dhe Iljaz të Himarës. Ata kishin qenë duke ecur në këmbë me qëllim eksplorimin e turizmit malor të këtyre zonave.Për shkak të terrenit të vështirë kishin ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë kërkuan ndihmën e Policisë. Theksojmë se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po bëhet transporti i tyre pranë hotelit bazë në të cilin ata po qëndrojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!