Një grua nga Vitia në Kosova ka denoncuar të zhdukura dy vajzat e saj të mitura. Ajo ka deklaruar në polici se kanë dalë nga shtëpia dhe që nga data 23 korrik nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas saj vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar sepse edhe më parë ato kishin tentuar ta kalonin kufirin.
“Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Rasti nën hetime” deklaron policia./ Abcnews.al