Më në fund arritën të gjejnë rrugën e rrjetës. Vetëm 23 minuta pas fillimit të lojës, “Pancerat” e Gjermanisë kanë arritur të ndezin atmosferën në “MHP Arena”, të Shtutgartit, duke marrë kështu avantazhin përballë përfaqësueses së Hungarisë.
Nga një rrëmujë në zonë ka përfituar “fantazisti” i Bayern Munich, Jamal Musiala, i cili pasi merr një pasim brenda zonës nga Ilkay Gundogan dërgon me potencë topin në rrjetën e Gulacsi. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al