Hapet për qarkullim segmenti Librazhd Prrenjas. Kreu i autoriteti Rrugor Shqiptar Ami Kozeli tha se do lejohet qarkullimi i të gjitha mjeteve duke nisur nga mesdita e së martës.
Rruga e re alternative parashikohet të jetë me dy korsi me gjerësi 3.5 metra dhe me një gjatësi prej 1.3 km.
Pas 10 ditëve rruga Librazhd Prrenjas do të hapet për qarkullimin e mjeteve. Qytetarët që duan të shkojnë drejt juglindjes tashmë do të mund të kalojnë në segmentin alternativ.
Kreu i autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli tha se lëvizja e automjeteve do të nisa në mesditë ndërsa do të lejohet kalimi për të gjitha mjetet, makina të vogla, mjete transporti dhe kamionë.
Ditët e fundit segmenti është testuar në lidhje me problematika të mundshme.ndërkohë që rruga alternative parashikohet të jetë 1.3 kilometra me dy korsi me gjerësi prej 3.5 metrash.
Ndërkohë rrugës alternative do të ndërtohet përkrah hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Ky segment kalon pjesën e erozionit dhe ruan një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për kalimin e mjeteve.


