Kuvendi zgjodhi katër anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Në votimin e fshehtë, ish kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zacaj mori 72 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim.
Ajo do të ulet në organin me të lartë vendimarrës të bankes qëndrore fale votave të shumicës parlamentare, me të cilët vitin e kaluar pati jo pak përplasje, kur kërkonte me ngulm të qëndronte në karrigen e Kushtetueses.
Por mbështetjen e shumicës e mori dhe Selami Xhepa, ish deputeti demokrat, kandidatura e të cilit u miratua me Me 74 vota pro, 16 kundër.
Votëbesimi në Kuvend iu dha dhe dy propozimeve të qeverisë, ish ministri I financave Ervin Mete dhe Jonida Prifti që vjen nga sektori bankar. Ndërsa votimi për Matilda Shehun, u shty për seancën e rradhës plenare me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Me vendimin e së premtes vendimarrja në Bankën e Shqipërisë u zhbllokua, pasi në Këshillin Mbikqyrës janë 7 nga 9 anëtaret që duhen për kourum. Ndërsa mbeten ende dy vakanca për tu plotësuar, një si propozim i kuvendit dhe 1 i qeverisë.
Në seancën maratone që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, u miratuan dhe dy projektligjet ai për shërbimin e jashtem dhe ligji për qeverisjen elektronike. Ndërsa u rrëzuan 6 projektligje të propozuara nga opozita./abcnews.al


