Zhavorr dhe krimba, trajneri i Burnley tregon sekretet: Provojeni dhe ju!

schedule13:08 - 30 Tetor, 2019

schedule 13:08 - 30 Tetor, 2019

Trajneri i Burnley, Sean Dyche i ka habitur të gjithë të pranishmit në konferencën e zakonshme për shtyp. Ai ka treguar ‘sekretet’ e tij në seancat  stërvitore dhe jo vetëm. Kur u pyet nga gazetarët se si është një seancë e zakonshme stërvitjeje, Sean përgjigjet krenar:

“Kur isha në drejtimin e Watford-it, unë i dënoja lojtarët duke u dhënë krimba. Gjithmonë më ka pëlqyer ky dënim, ende vazhdoj ta bëj. Ne trajnerët duhet të jemi autoritarë, zëri jonë duhet të jetë mbi të gjithë, kjo është dhe arsyeja pse ha zhavorr për mëngjes. Është e dëmshme për dhëmbët dhe stomakun, por e kalon me ujë.”- deklaron anglezi i buzëqeshur.

Një gazetar i sugjeroi proteinën, por Sean vazhdon: “Me shumë mundësi proteina është më e mirë, por unë preferoj krimbat. E vërteta është se unë nuk ha krimba dhe kurrë nuk i kam ngrënë. Ishte thjesht një shaka.”- mbyll Dyche i buzëqeshur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!