Zharrëz, 7 persona përfundojnë të helmuar në spital

schedule13:28 - 19 Shtator, 2018

schedule 13:28 - 19 Shtator, 2018

Disa banorë të Zharrëzës në Fier të cilët kërkuan ndihmë në spital pretendojnë se janë helmuar nga ndotja e përroit të tyre ku shkarkojnë kompanitë e naftës. Por mjekët në spital presin përgjigjen përfundimtare të analizave për të dalë në një konkulzion.

Shtatë banorë të Zharrëzës perfunduan gjatë natës në spitalin e Fierit me shenjat e intoksimit.

Ata u thanë mjekëve të urgjencës se ishin helmuar nga gazrat e përroit të Zharrëzës aty ku shkarkohet naftë bruto.

“Unë isha brenda në lokal, po punoja se kam një lokal me qera, ngjitur me urën. Edhe eri një erë shumë e fortë. Kujtuam se është një nga ato botet që kalojnë gjithmonë, por zgjati gjysmë ore. Kur vajtëm te vendi i ngjarjes po bënin shkarkimet. Pastaj morëm ambulancën se edhe çunat nuk ndiheshin mirë se u bllokuan nga koka. Erdhën dy ambulanca dhe na morën”, tha një nga të helmuarit.

Por kjo duket nuk i ka bindur akoma mjekët e spitalit, të cilët dyshojnë se burrat mund të jenë helmuar edhe nga alkooli që kanë konsumuar në lokal.

ABC News kërkoi një deklaratë zyrtare nga autoritetet e spitalit, por askush nuk pranoi të flasë me pretendimin që presin analizat përfundimtare.

Jashtë kamerave, mjeku i urgjencës tha se nga analizat e para nuk janë gjetur gjurmë që helmimi të ketë ndodhur nga gazi.